25 Prill 2024

Me një ceremoni certifikimi përmbyllët Java e Gruas 20/21

Prishtinë, 19 nëntor - Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe  Ambasadës se Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë do të bëjë organizimin e konferenës përmbyllëse të Javës së Gruas 20/21 si dhe Ceremoninë e Certifikimit.   

Konferenca përmbyllëse do të jetë vendtakim për folës relevant që pas përfundimit të zgjedhjeve vendore 2021, të diskutojnë dhe reflektojnë në sfidat me të cilat gratë kandidate përballen gjatë fushatës zgjedhore, duke përfshirë temat: qasja në burime të fushatës, mundësitë për qasje në media dhe do të adresohen format e ndryshme të dhunës në politikë që kanë në shënjestër gratë kandidate.  

Gjatë ngjarjes poashtu do të organizohet një diskutim paneli me temën “Njohja  dhe luftimi i të gjitha formave të dhunës ndaj grave në politikë: Koha është tani" i drejtuar nga anëtaret e Bordit të Grupit të Grave Deputete.

Ky panel synon të diskutojë rëndësinë e mbështetjes së fuqizimit të grave dhe angazhimit të tyre aktiv në jetën publike, si çështje parësore për të siguruar një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe progresive, si dhe adresimin e sfidave dhe barrierave me të cilat përballen gratë për pjesëmarrje në sferën publike.

Në veçanti, paneli synon që përmes ndarjes së përvojave të trajtojë çështjen e dhunës ndaj grave në politikë me theks të veçantë dhunën në internet gjatë fushatave elektorale dhe mënyrat  të cilat ne mund ta njohim dhe luftojmë atë.  

Në fund, NDI do të mbajë ceremoninë e certifikimit të 87 pjesëmarrësve (70 gra dhe 17 burra) të cilët kanë përfunduar me sukses programin nga muaji dhjetor 2020 deri në muajin shtator 2021.

Folëse kryesore në ngjarje do të jenë: Zeinah Salahi, drejtore e misionit të USAID-it në Kosovë; Emily Nicholson, e ngarkuara me punë e Ambasadës së Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë; Ambasadore Nancy Soderberg, Drejtore e NDI e Zyrës së  në Kosovë dhe Bordi i Grupit të Grave Deputete.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)