29 Mars 2024

Me 1 prill do të fillojë procesi i regjistrimit të popullsisë

Prishtinë, 23 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhje e gjashtë të rregullt ka aprovuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Noterinë, Projektligjin për Gjendjen Civile dhe Rregulloren për Shërbimin e Komunikimit Qeveritar me Publikun.

Në fjalën e hapjes, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur debatet e zhvilluara deri tani për Projektligjin e Buxhetit 2011 dhe ka lavdëruara punën dhe angazhimin e ministrit të Financave në sqarimet dhëna deri tani.

Kryeministri Thaçi ka theksuar se pret diskutim të hapur dhe konstruktiv në Kuvendin e Kosovës si dhe një mbështetje të gjerë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka theksuar gjithashtu se me 1 prill do të fillojë procesi i regjistrimit të popullsisë që shënon arritjen më të rëndësishme  të Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Kryeministri Thaçi ka thënë se është informuar nga afër se Komisioni Qendror për Regjistrimin e popullsisë për përgatitjet e duhura për këtë proces dhe ka shprehur bindjen për realizimin e suksesshëm të këtij procesi.

“Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën dhe zhvillimin e saj”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Në mbledhje është miratuar Projektligji për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Noterin në Kosovë. Ndryshimet dhe plotësimet në këtë ligj do ta harmonizojnë këtë ligj me ligjet tjera dhe do të mundësojë zhvillimin e biznesit në Kosovë.

Qeveria ka miratuar edhe projektligjin për Gjendjen Civile. Ky projektligj ka qenë në procedurë për miratim në përbërjen e kaluar të Kuvendit, por nuk ka arritur të kalojë procedurat dhe është kthyer në qeveri për riprocedim.

Rregullorja për Shërbimin  e Komunikimit Qeveritar me Publikun, është aprovuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kjo rregullore synon rritjen e transparencës së institucioneve dhe komunikimin e koordinuar me publikun.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)