23 Prill 2024

MD dhe UNDP nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Prishtinë, 15 mars - Në marrëveshjen e nënshkruar sot në mes të ministres së drejtësisë, Nekibe Kelmendi dhe drejtorit të UNDP-së në Kosovë, Parviz Fartash, parashihet ndihmë në forcimin e sektorit të drejtësisë në këto fusha: organizimin e trajnimeve të kandidatëve për provimin e jurisprudencës dhe vlerësimin e nevojës për reformimin e provimit të jurisprudencës; mbështetje dhe financim të programit të praktikantëve në prokuroritë dhe gjykatat e Kosovës; organizimin e grupit punues për Ligjin mbi Detyrimet; organizimin e grupit punues për Ligjin mbi Ndihmën Juridike Falas dhe hartimin e Komentarit për Ligjin mbi Detyrimet.

Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje ministrja Kelmendi falënderoi drejtorin e UNDP-së për ndihmën që kjo organizatë ka dhënë nga vitit 1999.

“UNDP-ja prej kur është vendosur në Kosovë, ka ndihmuar në çdo pikëpamje sidomos në pikëpamje logjistike dhe profesionale. UNDP-ja e ka financuar edhe Doracakun për Provimin e Jurispodencës, si dhe vitin e kaluar ka financuar 100 praktikant, të cilët kanë bërë praktiken nëpër prokuroritë dhe gjykatat e Kosovës” tha ministrja Kelmendi.

Ndërsa, drejtori i UNDP-së, në Kosovë, Parviz Fartash tha: “ fusha e sundimit të ligjit dhe drejtësia janë fusha ku UNDP-ja dhe MD-ja bashkëpunojnë shumë afër. E dimë së prioritet i Kosovës është ndërtimi i kapaciteteve të drejtësisë, dhe për këtë jemi shumë të kënaqur që jemi pjesë e këtyre proceseve”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)