29 Mars 2024

Mbretëria e Bashkuar mbështetë pavarësinë e Kosovës

Prishtinë, 24 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, takoi të enjten në Prishtinë Ministrin Britanik për Evropën, David Lidington, me të cilin ka pasur një bisedë shumë përmbajtësore për zhvillimet më të fundit në dhe rreth Kosovës.

Në veçanti, Ministrat kanë folur për procesin lidhur me mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe përgatitjet që po bëhen për veprimet në këtë drejtim, për njohjet, për marrëdhëniet në nivel rajoni dhe proceset e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. 
 
Në takim, Ministri Hyseni ka theksuar veçanërisht rëndësinë thelbësore të përshpejtimit dhe intesifikimit të njohjeve të mëtejshme të Republikës së Kosovës. Ministri ka folur edhe për zhvillimet e brendshme, për punën që po bëhet në fushën e plotësimit të standardeve për integrime evropiane, si dhe ka ritheksuar gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të biseduar me të gjitha vendet fqinje, për çështje praktike dhe të interesit të ndërsjellë, por në asnjë mënyrë për çështje që tashmë janë të mbyllura, siç është çështja e statusit.
 
Nga ana e tij, Ministri Britanik për Evropën, David Lidington, ka shprehur përkushtimin shumë të fuqishëm të Mbretërisë së Bashkuar ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, si dhe ka theksuar qëndrimin se, nuk mund të ketë hapje të bisedave për statusin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)