29 Mars 2024

Mbahet forumi për Agjendën 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë

Prishtinë, 24 nëntor - Instituti për Politika Zhvillimore dhe Asociacionit të Komunave, organizojnë forumin e lartë politik me titull ‘Integrimi i Agjendës 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë’.

Në  punëtorinë  nacionale  do  të  marrin  pjesë  rreth  30  pjesëmarrës  që  përfaqësojnë  komunat  si  dhe institucionet  e  nivelit  nacional  nga  Kosova.

Pjesëmarrësit  janë  profesionistë nga  bashkitë  që  kanë  punuar metodologjinë  e  hartës  sociale  “Qasja Gjithëpërfshirëse”  dhe  kanë  përafruar  me  sukses  planet  e  tyre komunale të mbrojtjes sociale në bazë të të dhënave të mbledhura në nivel lokal, 2 komuna që kanë përfituar nga punëtoritë mbi “Lokalizimin  e  OZhQ-ve  dhe  përfaqësues  të  institucioneve  të  nivelit  qëndror  duke përfshirë Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm, Institucionin i Avokatit të Populli, Zyra e Kryeministrit, Agjencinë e Statisitikave të Kosovës, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal etj.  
 
Në  emër  të  Ministrisë  Federale  Gjermane  për  Bashkëpunim  dhe  Zhvillim  Ekonomik  (BMZ),  Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) po zbaton dy projekte rajonale me fokus në ngritjen e  kapaciteteve  të  komunave  në  aplikimin  e  hartës  sociale  “Qasja Gjithëpërfshirëse”    dhe  në  procesin  e Lokalizimit  të  OZhQ-ve.  

Projekti  regjional  “Të drejtat sociale për grupet e cenueshme II”  (SoRi  II) zbatohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe po punon në nivele lokale, nacionale dhe rajonale në pesë vendet  për  shkëmbimin  rajonal  të  praktikave  të  mira  dhe  zhvillimin  e  kapaciteteve  të  akterëve  përkatës shtetërorë dhe joshtetërorë në fushën e të drejtave sociale dhe të njeriut dhe përfshirjen e grupeve vullnetare.

Projekti  “Mësimi  Rajonal  për  Zbatimin  e  Agjendës  2030  në  Evropën  Juglindore  (veçanërisht Maqedonia e Veriut dhe Kosova) – SFF Agenda 2030” (SFF Agenda 2030 project) synon të përmirësojë kushtet për zbatimin e Agjendës 2030 dhe raportimin në Ballkanin Perëndimor përmes shkëmbimit rajonal, rrjetëzimit dhe mësimit (me fokus në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën).

Të dy projektet ndajnë aktivitete që  përpiqen  të  kontribuojnë  në  zhvillimin  e  kapaciteteve  të  organeve  koordinuese  të  OZhQ-ve  në  nivel nacional si dhe në mbështetjen e komunave në zhvillimin e kapaciteteve për lokalizimin e OZhQ-ve.

Për më tepër, të dy projektet bashkëpunojnë me Rrjetin e Asociacioneve të Autoriteteve Lokale në Evropën Juglindore  (NALAS)  si  partner  i  tyre  i  përbashkët  politik  dhe  Asociacionin  e  Pushtetit  Lokal  në  Kosovë (AKK).

Prandaj, potenciali për bashkëpunim midis dy projekteve është shumë i lartë. Në këtë drejtim,seminari kombëtar i propozuar është planifikuar të zbatohet së bashku, duke kontribuar kështu në treguesit e të dy projekteve.
 
Për të avancuar me shpejtësi Agjendën 2030 dhe për të arritur një të  ardhme të qëndrueshme për të gjithë kërkohet angazhim gjithëpërfshirës dhe proaktiv nga palë të ndryshme të interesit.

Këtu përfshihen akterë të rëndësishëm si institucionet qëndrore e lokale si dhe akterë të tjerë nga shoqëra civile, sektori privat si dhe akademia.

Kjo qasje gjithëpërfshirëse e shoqërisë e aplikuar globalisht garanton rishikim e zbatim të duhur të agjendës.  

Përfshirja  e  akterëve  kaq  të  rëndësishëm  në  avancimin  e  Agjendës  2030  siguron  mbushjen  e boshllëqëve të vërejtura dukshëm  në nivel vendi për zbatimin  e Agjendës, si dhe shpërfaq hapa pasues që duhet të ndërmerren në mënyrë urgjente.   

Qasja gjithëpërfshirëse e shoqërisë ndër tjerash nënkupton krijimin e një ure bashkëpunuese midis palëve të ndryshme të interesit për të mundësuar një partneritet produktiv dhe hapa konkret drejtë shtyerjes përpara të Agjendës 2030  dhe  përmbushjes  së  Objektivëve  të  Qëndrueshëm  (OZhQ-ve).  Përmirësimi  i  dialogut  mes këtyre akterëve është esencial në kohën kur vetëdijësimi mbi këtë temë nuk është në nivelin e duhur.

Përmes krijimit  dhe  stabilizimit  të  këtij  dialogu  në  mes  të  këtyre  palëve  të  interesuar,  dhe  përmes  gjetjeve  dhe  të dhënave  të  mbledhura  nga  këto  dialoge  synohet  të  mbështetet  Qeveria  në  përpilimin  e  Raportit  Vullnetar Kombëtar (VNR-s.

Ky dokument ofron informata lidhur me përvojat e përgjithshme, sfidat, mësimet dhe sukseset e arritura drejt avancimit të Agjendës 2030. Gjithashtu, ky raport është instrument për hartimin dhe forcimin  e  kornizës  institucionale  dhe  zhvillimin  e  politikave  të  duhura  për  të  zbatuar  Agjendën  2030.

Ky dokument  jo  vetëm që tregon  rrugën  e qartë të procesit  të zbatimit  të agjendës, por gjithashtu përfaqëson nivelin e transparencës së institucioneve dhe i mban nën përgjegjësinë për kornizën e Agjendës 2030.  

Duke  marrë  parasysh  që  ky  projekt  bashkëpunimi  përfshin  autoritete  dhe  organizata  të  ndryshme,  duhet kuptuar që  rolet  dhe  kontributet  e  tyre në  këtë  proces janë  të  ndryshme,  njejtë  sikur  motivet  e  tyre  për  të marrë  pjesë  në  këtë  proces.  

Në  këtë  drejtim,  përveç  që  shoqëria  civile  përfaqëson  interesat  dhe  nevojat  e grupeve të ndryshme shoqërore, ajo është e interesuar për të marrë pjesë në procesin e zbatimit të Agjendës 2030 pasi e sheh si mjet për të promovuar përpjekjet e saja dhe për të rritur ndikimin në politikëbërje.

Nga ana tjetër, sektori privat e konsideron këtë proces si mundësi për të rritur në mënyrë të qëndrueshme entitetet ekonomike dhe për t’u bërë më të përgjegjshëm ndaj shoqërisë, si dhe për të ndërtuar imazh të fortë në komunitet.

Ky projekt synon nivelin më të lartë të koordinimit dhe bashkëpunimit gjatë mbajtjes së punëtorisë nacionale të titulluar ‘Kontributi i akterëve institucional dhe të tjerë për zbatimin e duhur të Agjendës 2030: Rekomandimet, zotimet dhe hapat tutje’.
 
Kjo  punëtori  do  të  mbahet  me  datën  24 dhe  25  nëntor në  Hotel  Emerald, Prishtinë.  

Punëtoria  do  të përqëndrojë vëmendjen e institucioneve në sfidat sistematike me të cilat përballen grupet punuese që punojnë për një qasje gjithëpërfshirëse dhe gjithashtu do t’u mundësojë komunave të shprehin shqetësimet e tyre mbi nevojën për një koordinim më të mirë në zbatimin e politikave kombëtare dhe nevojën për t’i plotësuar ato me masa për ngritjen e kapaciteteve në nivel lokal dhe qëndror.  
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)