01 Gusht 2021

Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA janë të pathyeshme

Prishtinë, 4 mars - Me rastin e vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjes së dy të tjerëve në Aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, sot ka vizituar Ambasadën Amerikane në Prishtinë për t’u nënshkruar në librin e ngushëllimeve.

“Kujtimi ynë për ushtarët e vrarë në Aeroportin e Frankfurtit do të jetë i përhershëm. Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia dhe të popullit tim, në mënyrën më të sinqertë për Presidentitn Obama, për popullin amerikan dhe familjarët e të vrarëve.

Kujtimi e lavdia qofshin të përjetshme !”, ka shkruar kryeparlamentari Krasniqi në librin e zisë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Edhe Ministrja e Integrimit Europian, Vlora Çitaku, është nënshkruar në librin e ngushëllimeve te cilën e ka hapur Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë,.

Ministrja Çitaku tha se “qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kaluar nëpër një rrugë të gjatë së bashku dhe kanë ndërtuar një miqësi që do të mbetet e pathyeshme përherë”. 

Me këtë rast Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe populli i Kosovës,  i shpreh ngushëllimet  më të sinqerta  presidentit Obama, Qeverisë dhe popullit Amerikan, posaçërisht familjarëve te viktimave për tragjedinë që ngjau në Gjermani.

Marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe SHBA’ ve do të mbeten përherë të mira sepse si dy popuj ne ndajmë vlera te përbashkëta prosperuese, tha me këtë rast Ministrja Çitaku.

Admirimi i popullit të Kosovës për ushtarët Amerikan përshkruhet si një pishtarë që paraqet vlerat e një populli për liri dhe paqe, dhe lajmi për marrjen e jetës se ushtarit Amerikan është pranuar me shumë pikëllim në Kosovë, tha në mes tjerash ministrja Çitaku.

Edhe përfaqësues të lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i përbërë nga Nënkryetarët z. Blerim Shala e z. Ahmet Isufi, deputeti i Kuvendit të Kosovës z. Daut Haradinaj dhe anëtari i Kryesisë z. Besnik Tahiri, sot, në ambientet e Ambasadë së SHBA-ve në Prishtinë, janë nënshkruar në Librin e Zisë dhe ka nderuar dy oficerët e ushtrisë amerikane, të vrarë në Aeroportin e Frankfurtit.

AAK ua përcjellë ngushëllimet më të thella popullit dhe qeverisë amerikane e, në veçanti, familjeve të ushtarëve të vrarë, dhe vlerëson se çdo sulm kundër ushtrisë amerikane është drejtpërdrejt sulm kundër ushtrisë, qeverisë dhe popullit që mbron vlerat e lirisë, demokracisë dhe të paqes për popujt në mbarë botën.

AAK përcjellë bindjen e thellë se populli i Kosovës është dhe do të jetë përherë në anën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do t’i jetë përherë mirënjohës e falënderues popullit, qeverisë dhe ushtrisë amerikane për të gjithë atë që ka bërë dje dhe që po e bën sot për Kosovën dhe kombin tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)