16 Prill 2024

Marjan Dema jep dorëheqje nga PSHDK-ja

Prishtinë, 8 prill - Marjan Dema ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

Këtë vendim që mori sot, ishte për arsye se strukturat partiake nuk ia lejuan që të përmbush objektivat e tij në këtë parti.

“Jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (PSHDK) për shkak të bllokimit nga strukturat partiake të tri prioriteteve të mija: 1. Bashkimit të PSHDK-së me PDKI-në; 2 Faktorizimit të PSHDK-së, dhe 3. Reformimit të PSHDK-së”, ka thënë ai në komunikatën drejtuar mediave.

Kryetari i PSHDK-së ka theksuar se për shkak të rrethanave që janë krijuar në këtë parti, e sheh si moment të volitshëm për të u larguar nga partia.

“Duke marrë parasysh arsyet e lartpërmendura, rrethanave shumë të pavolitshme të krijuara dhe shumë obstruksioneve që kam pasur që nga ardhja ime si kryetar në këtë parti, konsideroj shumë të arsyeshme dhe të nevojshme që të tërhiqem nga ky post”, ka pohuar Marjan Dema.

Prof. Dr. Marjan Dema bëri me dije se do të vazhdoj të jep kontributin e tij si profesor në Universitetin e Prishtinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)