19 Prill 2024

Mantika: Do t'i mbështesim në vazhdimësi insitucionet e Kosovës

Prishtinë, 2 shkurt - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati priti në takim me Zëvendësministrin e Punëve te Jashtme te Italisë, Alfredo Mantika dhe Michael Giffon ku  diskutua rreth progresit të zbatimit të procesit të decentralizmit në Kosovë. 

Qeveria italiane ka mirëpritur dhe vlerësuar lart pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitete serb në zgjedhjet lokale, tha Zëvendësministri Punëve te Jashtme te Italisë, Alfredo Mantika, duke shtuar se është me rëndësi të veçante që këto zgjedhje për herë të parë janë organizuar nga institucionet e Kosovës.

Zëvendësministri Alfredo Mantika tha se shtetit Italisë që të bashkëpunojnë ngushtë me Kosovën në fushën e kulturës dhe investimeve. 

“Do t'i mbështesim në vazhdimësi insitucionet e Kosovës drejt ndërtimit të shtetit dhe do të punojmë gjithë bashkërisht për pavarësinë e Kosovës” tha Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Alfredo Mantika . 

Duke i falënderuar për mbështetjen që i ka dhëna shteti italian Kosovës, Ministri Sadri Ferati tha se gjithë progresi i arritur në Kosovë është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta insitucioneve të Kosovës bashkë me faktorin ndërkombëtar.

Ndërsa, për zhvillimet rreth procesit të Decentralizimit, Ministri Ferati tha se përveç themelimit të tri komunave të reja Kllokot, Garacanic dhe Ranillug, MAPL-ja tani është në fazën e përkrahjes së këtyre komunave në instalimin e një qeverisje lokale dhe efikase.

Po  ashtu Ministri Ferati theksoi se prioritet i MAPL vazhdon të jetë  fuqizimi i komunave drejt një qeverisje efektive për të krijuar shërbime sa më të mira për qytetarët

Ndër pikat sfiduese me të cilat po përballet procesi i decentralizmit, Ministri Ferati theksi gjendjen momentale në Veri të Mitrovicës, ndërsa theksoi se gjendja jo stabile atje nuk është pasojë e mungesës dhe vullnetit të institucioneve të vendit për të ofruar mundësi të barabarta për çdo qytetarë, por është ndikim i drejtpërdrejt tek qytetarët e komunitetit serb që vije nga Beogradi zyrtar.

“ Jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe situatën e rënd atje, megjithatë dëshiroj të ju siguroj se do të angazhohemi gjithmonë në interes përmirësimit të jetës për të gjithë qytetarët pa dallime” tha Ministri Ferati. 

Pas takimit, Ministri Ferati bashkë me Ambasadorin Giffon dhe Zëvendësministrin Mantika vizatuan komunën e Gracanicës me ç’rast u pritën nga Kryetari i Komunës z. Bojan Stojanovic. Gjatë takimit me Kryetarin  Stojanovic u theksua rëndësia e zhvillimit të komunës me mundësitë për integrim dhe perspektivë të përbashkët që do të jetë një shembull për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Në kuadër të planit të veprimit për decentralizmin dhe krijimin e komunave të reja, Komuna e Graçanicës u krijua nga zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura më 15 të vitit të 2009, ku morën pjesë në votime 23% të qytetarëve të kësaj komune.

Konstituimi i Asamblesë Komunale të komunës së Graçanicës është bërë më 29 dhjetor të vitit të kaluar. 

Në vazhdimësi të përkrahjes së komunave, Ministria Administrimit të Pushtetit Lokal ka realizuar projektin e parë për Asfaltimi i rrugës Graçaniçë – Llapllasellë dhe gjithashtu janë planifikuar investime të tjera pasi komuna ti identifikoj nevojat për mbështetje dhe zhvillim.

Në  realizimin e procesit të Decentralizmit dhe Reformimit  të  Pushtetit Lokal Synimi strategjik i Qeverisë  së Kosovës është  krijimi i një sistemi të  qëndrueshëm dhe efektiv të  vetëqeverisjes lokale në të  gjithë territorin e Kosovës që do të sigurojë kushte të mira jetesa për të gjithë qytetarët e saj duke i kushtuar kujdes përkatës nevojave të posaçme dhe brengave të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.  

Objektivi Strategjik i Qeverisë është  krijimi i kushteve praktike për ushtrimin e kompetencave të decentralizuara me ligj që komunat nuk i kanë pasur më pare nëpërmjet bartjes së vazhdueshme të kompetencave si dhe resurseve të nevojshme. Gjatë bartjes së përgjegjësive në Komuna, prioritet mbetet ngritja dhe zhvillimi i vazhdueshëm i kapacitete njerëzore dhe administrative për të ushtruar përgjegjësitë dhe ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)