26 Prill 2024

Makolli priti një delegacion të “Bashkësisë Shqiptare” nga Gjermania

Prishtinë, 16 gusht - Ministri i Diasporës së Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, priti drejtuesit e asociacionit të shoqatave dhe klubeve të mërgimtarëve kosovarë “Bashkësia Shqiptare” nga Baden Wurttembergu i Gjermanisë.

Ministri Makolli, i njoftoi ata me objektivat e ministrisë, me theks të veçantë për arsimimin e fëmijëve të mërgimtarëve në gjuhën shqipe.

“Arsimimi në gjuhën amtare parandalon asimilimin e gjeneratave të reja në mërgim. Bashkë me Ministrinë e Arsimit dhe me qeverinë e Republikës së Shqipërisë do të hartojmë strategji të përbashkëta të shkollimit të fëmijëve tanë në gjuhën shqipe në diasporë”, tha ministri Makolli.

Ai tha se, MeD do të hartojë politika që mërgata të jetë më e bashkuar dhe e organizuar dhe kjo sipas ministrit Makolli, do të mundësohet me hapjen e Qendrave Kulturore në vendet ku është e përqendruar diaspora, të cilat do të shërbejnë si urë lidhëse mes mërgimtarëve dhe MeD-it.

“Mërgata jonë tash është faktor politik, ekonomik, kulturor e sportiv në vendet ku jeton, dhe ne po ashtu e inkurajojmë atë që të integrohet në vendet ku jeton, duke i kontribuar vendlindjes në forma të ndryshme”, tha ministri Makolli.

Drejtuesit e “Bashkësisë Shqiptare” nga Baden Wurttembergu, i përbërë nga Skenderbeg Klaiqi, kryetar, Ismet Vokshi, nënkryetar, Maxhun Syla, anëtar i kryesisë dhe Azem Veliu, u shprehën të kënaqur me strategjitë e MeD dhe e njoftuan ministrin Makolli me aktivitetet e asociacionit të tyre. Ata thanë se, qëllimi kryesor i “Bashkësisë Shqiptare” është organizimi më i mirë i shoqatave dhe organizatave shqiptare në Gjermani.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)