28 Mars 2024

LVV inicon procedurën për shkarkimin e kryesueses së Kuvendit Komunal të Vushtrrisë

Vushtrri, 16 janar - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Vushtrri, ka bërë të ditur se ka inicuar procedurën për shkarkimin e kryesueses së Kuvendit Komunal të Vushtrrisë për seancën e 26 janarit 2023.

Iniciativa për shkarkimin e kryesueses së Kuvendit është detyrë e asambelistëve që rolin e tyre në Kuvend e zbatojnë bazuar në betimin e dhënë për zbatimin dhe mbrojtjen e ligjshmërisë gjatë mandatit si kuvendar.

këtë frymë kësaj iniciative i janë bashkuar me nënshkrimet e tyre 1/3 e asamblestëve nga subjektet e ndryshme duke nënshkruar kërkesën për inicimin e shkarkimit të kryesueses së Kuvendit.

Procedura për shkarkim është inicuar pasi që as pas 3 muajsh nga shkelja e ligjit, Statutit të Komunës dhe Rregullorës së Punës së Kuvendit, duke votuar për persona që nuk ishin prezent në seancë, nën ndikimin e kundërligjshëm të nënkryetarit të Komunës, nuk është ndërrmarur as një masë, deklarim apo shkarkim, qoftë nga ana e kryesueses apo kryetarit të komunës.

Këto shkelje kanë ndodhur para syve të kryesueses e cila me mosveprimin e saj ka shkelur Nenin 29 të Statutit të Komunës si dhe Nenin 25, pika 25.9 të Rregullorës së Punës së Kuvendit. Me këtë rast kryesuesja mbi të gjitha është bërë bashkëpjesmarrëse në kryerjen e veprës penale “Keqperdorim i të drejtës së votimit” e sanksionuar me Nenin 213 të KPRK-së.

"Kujtojmë që para 17 ditësh për veprime të njejta apo të ngjajshme të cilësuara si veprime kriminale Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë për 7 persona, të cilët në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kishin votuar në Kosovë për persona që gjendeshin në Austri. (Raportuar nga Gazeta Blic më 29.12.2022)."

"Për fund i bëjmë thirrje edhe një here organeve të drejtësisë që sa më parë të shqyrtojnë kallximin penal që është dorëzuar për këto shkelje, që janë kryer edhe në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, për të ruajtur ligjshmërinë dhe funksionin normal të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë, i cili tashë e 3 muaj është në një situatë anarkie", thekson LVV.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)