20 Prill 2024

Lulzim Basha, kryetar i bashkisë së Tiranës

Tiranë, 25 qershor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur zyrtarisht vendimin për fituesin e Bashkisë së Tiranës, sipas të cilit, kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha, rezulton të jetë fituesi i zgjedhjeve të 8 Majit për kryeqytetin.

Kjo pasi anëtarët dhe ekspertët e institucionit qendror për zgjedhjet në vend, morën në shqyrtim projekt-aktin, që përfshin në vetvete gjithë mbledhjen e votave të rinumëruara pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, në datë 13 qershor dhe shtimin e tyre në tabelën e rezultatit të përgjithshëm për kryetar bashkie.

Kështu, tabela përmbledhëse rezultoi se kandidati Lulzim Basha parapriu me 95 vota rivalin e tij, Edi Rama.

Mbledhja e KQZ-së u shoqërua me debate dhe kundërshti të projekt-aktit nga ana e përfaqësuesve të opozitës, por në fund, ai ka mundur të gjejë miratim, duke përmbyllur odisenë e procesit të numërimit të votave të kontestuara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha reagoi pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që e shpalli sërish fitues të zgjedhjeve të 8 Majit. “Zëri juaj u dëgjua. Jam i prekur dhe i përulur që 95 qytetarë më shumë votuan që unë të jem kryebashkiaku juaj i ardhshëm.


Gjatë gjithë këtij procesi komuniteti ndërkombëtar ka qenë i pranishëm e ka folur me një zë të vetëm duke kërkuar nga të gjitha palët të pranojnë rezultati. E kam thënë që në fillim se do pranon verdiktin.


Besoj se çdo zë qytetari duhet dëgjuar, ndryshe mendon zoti Rama. Nuk mund të biem dakord për çdo gjë por kur foli Kolegji të gjithë duhet të pranojmë atë. Zoti Rama po lëshon akuzat më false për të nxirë një proces që të gjithë e panë në ekranet e tyre.


Kjo është në ndjekësh një rrugë të vjetër, pa rrugëdalje e krye. Kjo rrugë përmban një alibi politike dhe interesat e qytetarit renditen në fund. Ju folët qartë, na mësuat me votën tuaj se në vend të betejave politike doni më shumë gjelbërim, rrugë, parqe të gjelbra.


Qytetarët e thanë fjalën e tyre se ka dhe besojnë në një rrugë ndryshe, më të mirë dhe qytetare.


Së shpejti procesi mbaron dhe do nisë puna për qeverisjen e qytetit. K do të jetë angazhimi im i vetëm, të përvesh mëngët e tja nis punës që na pret”, theksoi Basha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)