20 Prill 2024

Lubrant i ofroi Presidentes Jahjaga mbështetjen e UNDP

Prishtinë, 18 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim zonjën Osnat Lubrani, koordinatore për zhvillim e OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë.

Zonja Lubrani fillimisht uroi Presidenten Jahjaga për detyrën e re, duke u shprehur e bindur se ajo do t’ia dalë t’i kryejë me sukses të gjitha obligimet që i dalin përpara.

Në këtë plan, ajo i ofroi Presidentes Jahjaga mbështetjen e plotë të saj dhe të institucioneve që përfaqëson. Ajo u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm me institucionet e vendit dhe theksoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Presidentja Atifete Jahjaga theksoi se Republika e Kosovës ka nevojë për ndihmë për ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve, si dhe koordinimin e aktiviteteve të donatorëve.

Gjithashtu, theksoi synimin e përhershëm të popullit dhe të institucioneve të vendit tonë për anëtarësim në iniciativat rajonale, në institucionet ndërkombëtare, si dhe që sa më shpejt të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)