19 Prill 2024

LDK, votimin e institucioneve e dërgon në Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 23 shkurt - Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se në bazë të zhvillimit të seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku është votuar për presidentin, “është shkelur Kushtetuta e Kosovës”. LDK, votimin e djeshëm e konsideron si jokushtetues.
 
“LDK-ja, institucionet e dala nga seanca e djeshme, i konsideron jolegjitime. Për këtë ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për të kërkuar mendimin e kësaj gjykate se a është shkelur kushtetuta apo jo”, i tha Radios Evropa e Lirë përgjegjësi për informim i LDK-së, Kujtim Shala.

Ai nuk skatësoi se kur do të bëhet kjo kërkesë në Gjykatën Kushtetuese.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)