25 Prill 2024

LDK: PDK me vendime joligjore i sjell militantët partiakë në MKRS

Prishtinë, 4 gusht - Me tri vjet vonesë, pak kohë më parë kryeministri firmosi vendimin për ndryshimin e statutit të krijuesve dhe punonjësve të institucioneve të kulturës ndersa dje, sipas Lidhjes Demokratike te Kosovës , ministri i Kulturës e konfirmoi dështimin për Rregulloren për krijuesit, performuesit dhe punonjësit e kulturës.

LDK në një reagim ka thënë së Ministri nxori vendim të dt. 05.07.2011, në kundërshtim me Rregulloren e punonjësve të kulturës, pika tre e së cilës thotë: “komisioni i formuar në këtë vendim duhet të verefikojë dhe legalizojë vendet e punës së punonjësve të këtyre institucioneve me automatizëm”, që do të thotë, prej 322 punëtorëve me kontratë me vepër sa ishin, vetëm 182 janë legalizuar, në kundërshtim me Ligjin në fuqi për shërbyesit civilë.

"Pranimi i kërkesave për legalizim të vendeve të punës nga secili institucion, si dhe pranimi i dëshmisë për marrëdhënie të punës mbi kontratë mbi vepër, pa shkëputje nga tri vitet e fundit, është  në kundërshtim me Ligjin për shërbyesit civilë, sipas të cilit të gjithë punëtorët me kontratë mbi vepër duhet t’i nënshtrohen konkursit të regullt, të cilin ka për obligim që ta shpallë minstria, dhe jo t’i zgjedh me automatizëm. Përmes këtij vendimi, ministrisë i mundësohet që me automatizëm t’i punësojë militantët e Partisë Demokratike të Kosovës, siç ka ndodhur edhe deri tani."

Që nga ardhja në krye të ministrisë sipas LDK-së, ministri Krasniqi ka punësuar 8 militantë të Partisë Demokratike, me vendime joligjore, pa shpallur konkurse publike dhe pa e  respektuar Ligjin për shërbyes civilë.

Grupi i Ekspertëve të LDK-së për Kulturën, edhe njëherë konfirmon që prej qeverisjes së Ministrisë së Kulturës  nga Partia Demokratike e Kosovës nuk janë shënuar aktivitete kulturore. Si “të aritura” të kësaj ministrie deri më tani janë shantazhimet dhe largimet e drejtorëve të Departamentëve dhe drejtorëve të institucioneve të kulturës me kontrata legjitime dhe të rregullta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)