19 Prill 2024

LDK: Manifestimet përmes rrugës janë të dëmshme

Prishtinë, 27 tetor - Sot, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e saj të rregullt, shqyrtoi procesin zgjedhor të deritashëm në LDK dhe e vlerësoi atë një proces demokratik.

Kryesia vlerëson dhe përkrah në vazhdimësi frymën e garës dhe të konkurrencës së mirëfilltë demokratike, si pjesë e konkurrencës së vlerave, ofertës, koncepcionit dhe parimeve themelore të LDK-së.

Duke shqyrtuar disa veprime të fundit, Kryesia vlerësoi se manifestimet përmes rrugës janë joproduktive, të dëmshme dhe të papranueshme. Ato dëmtojnë imazhin, traditën dhe kulturën politike të LDK-së. Ato janë metodë presioni politik, prandaj manifestimet në rrugë vlerësohet se përfundimisht janë investime për dëmtimin e LDK-së dhe të anëtarësisë së saj.

LDK-ja është vlerë dhe faktor i rëndësishëm, ndaj pretencat për më shumë kandidatë në të gjitha nivelet dhe strukturat e organizimit e konfirmojnë këtë.

Megjithatë, është e panevojshme dhe e padrejtë që objektivat dhe aspiratat politike brenda LDK-së të shfaqen në rrugë dhe përmes rrugës, përderisa Statuti dhe dokumentet themelore te LDK-së e bëjnë të mundur nëpërmjet procedurave të caktuara garën dhe ofertën e secilit.

Kryesia e Lidhjes Demakratike të Kosovës thekson edhe një herë veprimet irracionale nuk janë pasqyrim i filozofisë politike të LDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)