18 Prill 2024

LDK-ja braktis seancën e Kuvendit

Prishtinë, 19 maj - Partia më e madhe opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në shenjë revolte ka braktisur të enjten punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e LDK-së këtë veprim e kanë marrë pasi gjatë shqyrtimit të Raportit financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010 në seancë nuk kanë qenë të pranishëm as kryeministri e as ndonjë ministër tjetër.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se kjo qeveri nuk është serioze.

“U larguam nga seanca kur duhej të shqyrtohej Raporti financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010, pasi kjo qeveri nuk është serioze. Në sallë nuk ishte as kryeministri, as zëvendësit e tij, apo ministrat. Kjo tregon se edhe paratë i kanë shpenzuar jo seriozisht”, ka thënë Beqiri, ndërkohë ka shprehur besimin e tij se edhe partitë tjera do t`i bashkohen kësaj iniciative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)