18 Prill 2024

LDK dhe AAK, dorëzojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 1 mars - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërin e Kosovës (AAK) dorëzuan para pak minutash ankesën në Gjykatën Kushtetuese, ankesë kjo e cila konteston procedurën e zgjedhjes së presidentit Behxhet Pacolli, në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, javën e kaluar.

Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, e cila e dorëzoi në Gjykatë këtë ankesë, tha se dy partitë opozitare, LDK dhe AAK dyshojnë në mënyrën se si është zgjedhur Pacolli president, prandaj kërkojnë interpretimin ligjor nga Gjykata Kushtetuese.

Osmani tha se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese do të jetë i pranueshëm për LDK-në.

Nderkaq në anën tjetër edhe shefi i ICO-së në Prishtinë, Piter Feith ka deklaruar se nuk ka pasur shkelje të Kushtetutës në seancën e votimit të presidentit dhe qeverisë së Kosovës.

“Jo, absolutisht nuk është shkelur Kushtetuta”, u është përgjigjur Feith interesit të gazetarëve.

Megjithatë, zyrtari evropian ka vlerësuar se nëse çështja shkon në Gjykatën Kushtetuese, atëherë i takon asaj të vendosë.

Deklaratën e tij Feith e ka bërë pas një takimi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllavisha Petrovic.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)