07 Dhjetor 2021

LDD: Qeverisja aktuale po tregohet antishtetërore

Prishtinë, 6 shkurt - Lidhja Demokratike e Dradanisë mbajti një konferencë për media, me ç’rast shprehu shqetësimet e saj lidhur me injorimin total që qeverisja e vendit po i bënë gjendjes së rëndë ekonomike në vend, si dhe rreth krimit ekonomik që po mbretëron në Republikën e Kosovës.

Këto shqetësime LDD i ngriti nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Dardanisë  mr.Lulzim Zeneli dhe zedhenesit të saj.Armend Baloku.

Vlerësimet e LDD-së,  se viti 2010 do të jetë vit i vështirë për Kosovën dhe qytetarët e saj,  fatkeqësisht sot po tregohet edhe në praktikë.

Mos funksionimi i shtyllave kryesore të shtetësisë duke rrezikuar stabilitetin në vend nga cenushmeria e kushtetutës dhe sovranitetit në njërën anë dhe gjendja e rëndë ekonomike, rrezikimi i paqës sociale në anën tjetër përbenë hallkën kryesore, thelbin e shqetësimit sot për LDD-në dhe qytetarët e Kosovës.

LDD mbetet e shqetësuar që pushteti aktual injoron dhe vazhdon ti mbyll sytë karshi sinjaleve ndërkombëtare, kërkesave dhe porosive të qytetarëve të vendit dhe në vend të kësaj, qeverisja aktuale zgjodhi rrugën e shantazhit dhe  manipulimit të opinionit publik përmes premtimeve fallso.

LDD përsëritë,  se me këtë kurs politik, qeverisja aktuale po tregohet antishtetërore dhe në dëm të vendit. Kjo vjen edhe si rezultat i involvimit të plotë të qeverisjes aktual në konflikte interesash, korrupsion dhe në krim ekonomik.

LDD duke parë se pushteti aktual nuk ka vullnet politik për tu përballur me realitetin dhe për ta tejkaluar këtë gjendje të rëndë, konsideron se alternative e vetme mbetet që viti 2010 të jetë vit i zgjedhjeve nacionale, në mënyrë që të ndërpritet shkalla e degradimit institucional dhe e dëmit, që sot po i behet Kosovës.



Kalendari

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2021 - Zyra e Rregullatorit për Energji organizon konferencën për integrimin e tregut të energjisë elektrike. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 9:00)

-  Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia inauguruese e pranim dorëzimit të detyrës së Kryetarit të Prishtinës ku edhe do të bëhet betimi dhe nënshkrimi i deklaratës solemne për marrjen e detyrës së Kryetarit të ri të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama si dhe betimi i anëtarëve të ri të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Lëvizja FOL në partneritet me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë bën lansimin e Raportit “Pajisjet elektronike: fokusi në parandalimin e rasteve të dhunës në familje”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon shënimin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi”. (Salla e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës së Bibliotekës Komunale “Sulejman Krasniqi” udhëheqes të Komunës së Rahovecit vizitojn shkollën e mesme të lartë  "Heronjtë e Kosovës" në Hoçë të Vogel. (Fshati Hoçë, ora 11:00)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion së bashku me disa organizata të tjera feministe organizon aksion simbolik lidhur me aktgjykimin seksist të Gjykatës Themelore në Gjilan që shfajësoi pesë burra të akuzuar për përdhunim në grup të një vajze 19 vjeçare në vitin 2012. (Para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik për Pakon e projektligjeve të pronësisë industriale si Projektligji për topografitë e gjysmëpërçuesve; Projektligji për dizajnin industrial, si dhe projektligji për patentat. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton Projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit dhe  planin e performancës për vitin 2022 nga Agjencia për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)