29 Mars 2024

LDD: Presidenti Sejdiu shkelësi më i madh i Kushtetutës

Prishtinë, 12 korrik - Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë nuk mori sot pjesë në seancën e Kuvendit, kur kryetari i Kosovës i drejtua Kuvendit, pasi që si Grup Parlamentar por edhe si parti nuk dëshirojmë të jemi pjesë e përligjësimit të mosfunksionimit të rolit kushtetues te kryetarit të Kosovës, duke vlerësuar se kryetari është shkelësi më i madh i Kushtetutës.

LDD konsideron se me mospërmbushjen e rolit të tij kushtetues, Kryetari Sejdiu nuk demonstroi rolin unifikues, që buron nga  përfaqësimi i unitetin të popullit të Kosovës.  Ai asnjëherë nuk ka ftuar në ndonjë takim konsultativ ose pune liderët e partive opozitare për çështjet që kanë të bëjnë me interesat shtetërore te vendit.

“ Si garantues i funksionimit kushtetues të institucioneve demokratike të vendit, Kryetari Sejdiu nuk u brengos për mosfunksionimin e shtyllave kryesore te shtetësisë se vendit  siç janë drejtësia, siguria, AKI etj.

LDD vlerëson se qëndrimet e Kryetarit Sejdiu nuk ishin dhe nuk janë në funksion të kushtetutës dhe kushtetutshmërisë, kur kemi të bëjmë me cenimin e sovranitetit të vendit, mungesën e vullnetit për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionit si dhe për ngecjet serioze në procesin e lobimit për shtim te njohjeve ndërkombëtare.

“ GP I LDD-së nuk mori sot pjese ne séancë, se Kryetari i vendit vazhdon të jetë shkelës më i madh i Kushtetutës, duke mbajtur pozitë partiake. Ai madje, ushtron presion edhe ndaj nismave për interpretim e kushtetutshmërisë së kryerjes së dy funksioneve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)