25 Prill 2024

LDD: Institucionet të shtrijnë pushtetin në territorin e vendit

Prishtinë, 19 gusht -  Lidhja Demokratike e Dardanisë kërkon nga institucionet e vendit që të shtrijnë pushtetin në tërë territorin e vendit si parakusht për parandalimin e provokimeve të vazhdueshme që po i behën vendit nga strukturat e Serbisë.

Nënkryetari i LDD-së, Lulzim Zeneli theksoi se dalja në opinion e një lajmi se komuniteti serbë në Veri të Kosovës është duke përgatitur deklarimin gjoja se të pavarësisë së kësaj pjesë të Kosovës, si dhe deklaratat e disa prej zyrtareve institucionalë se janë alarmuar për një gjë të tillë, madje duke thirrur dhe mbajtur mbledhje të gjata me faktorë vendor dhe ndërkombëtarë, s’është asgjë tjetër vetëm një rënie e lehtë e strukturave drejtuese të vendit, karshi provokimeve të vazhdueshme që i bëhen vendit tonë nga strukturat Republikës se Serbisë.

“ Mos serioziteti i koalicioni PDK-LDK për të vepruar dhe për të shtrirë pushtetin në tërë territorin e Kosovës është mospërmbushje e obligimeve kushtetuese që kanë këto institucione, prandaj ndodhin edhe situata të tilla e madje dalin edhe  si  të pavërteta”, ka thënë Zeneli.

Nënkryetari i LDD-së theksoi se LDD konsideron se pushteti aktual  PDK-LDK është dashur te jetë i alarmuar qysh pas hyrjes në fuqi të kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke ditur se nuk ka qasje në 30% te territorit të saj, respektivisht duke e ditur se komunat veriore të Kosovës veprojnë dhe udhëhiqen nga strukturat e Serbisë.

“ Prandaj në pamundësi për të shtrirë pushtetin kushtetues, krerët e institucioneve të Kosovës vazhdojnë të merren me insinuata, vazhdojnë të jenë krejtësisht jo angazhues, për të vënë rend dhe ligj në Kosovë dhe për ta bërë shtetin funksional”.

Çështja e dytë u ngrit në konferencën për media ishte shqetësimi lidhur me rastin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Qazim Qeska, i cili pas dorëheqjes së parevokueshme, dhe pas njoftimit me shkrim nga ana e tij drejtuar Qeverisë së Kosovës, respektivisht MAPL, mbi dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryetarit të Komunës, pas dyzet ditësh rikthehet në detyrë.

 “ LDD vlerëson se me këtë rast është  bërë shkelje kushtetuese dhe ligjore nga ana e Kryetarit të vendit. Në bazë të ligjit për zgjedhje lokale Kryetari i Kosovës ka qenë  i obliguar që të shpall zgjedhjet për kryetar në Rahovec më së largu 10 ditë pas aktit të dorëheqjes, dhe zgjedhjet është dashur te mbahen 30 deri në 45 dite prej momentit të dorëheqjes”, tha Zeneli.

Sipas tij përgjegjës kryesor për këtë është mos zbatimi i ligjit nga Kryetari i Kosovës.

“Kjo situatë flet më së miri për faktin se në Kosovë liderët dhe individët që sot qeverisin me vendin tonë janë mbi ligjin dhe mbi Kushtetutën dhe janë në shërbim të parregullsive dhe grupeve të interesit”.

Zeneli në emër të LDD u distancua fuqishëm nga politikat ditore te cilat ngjajnë çdo dite ne Kosove dhe si rezultat i kësaj po krijohet një ambient i kontaminuar ku çdo kush ne Kosovë do te dyshon për gjithçka dhe çdokush ne Kosovë do te krijon paranojë për gjithçka. Ai tha se LDD nuk ka informacione për biseda sekrete, për të cilat kanë folur përfaqësuesit e AAK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)