19 Prill 2024

LDD: Deklaratat e koalicioni qeverisës tendencë për mashtrim

Prishtinë, 12 maj - Lidhja Demokratike e Dardanisë mbajti konferencë për media në të cilën, deklaratat e zyrtarëve të LDK-së se duhet shqyrtuar qëndrimi në koalicion me PDK-në, për LDD-në konsiderohet mashtrim dhe manipulim i mbarë opinionit.Këto deklarata i bërë sekretari i përgjithshëm i LDD-së Sejdë Tolaj, i cili paraqiti disa nga qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Dardanisë.

Që nga 28 Prilli 2010, temë mbizotëruese në skenën poltike dhe opinionin publik, ishte lansimi i hetimit të dukurisë së korrupsionit  në Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit,nga ana e misionit Eulex.

LDD sipas Tolajt mirëpret nismën për hetimin dhe zbulimin e rasteve dhe aferave korruptive. LDD Uron që çdo rast i dyshuar të hetohet deri në fund.

\"LDD do të vëjë në pah një dukuri tjetër negative të tendencës për mashtrim dhe manipulim të opinionit publik.Deklaratat politike si dhe veprimet politike të disa zyrtarëve të partnerëve të koalicionit aktual PDK-LDK, jo vetëm që nuk janë serioze,por janë bërë argument më shumë i devalvimit dhe degradimit të qeverisjes me institucionet e vendit\", ka theksuar Tolaj.

Lidhja Demokratike e Dardanisë deklaratat politike të disa zyrtarëve të LDK-së gjëja për domosdoshmërinë e shqyrtimit të tërheqjes nga koalicioni qeverisës me PDK, i vlerson si tendecë për mashtrim dhe manipulim jo vetëm të opinionit të votuesve të saj,por edhe të opinionit publik në tërësi.

Tolaj ka deklaruar se: \"Edhe gjatë kohës së kampanjes elektorale të zgjedhjeve lokale 2009, drejtues të sotëm të LDK-së, po e riaktualizojnë edhe tani nga Kryetari aktual i Prishtinës Isa Mustafa kemi ndëgjuar mesazhe dhe deklarata politike që gjëja nuk ka arsye per të vazhduar më tutje qeversijen me institucionet e vendit, koalicioni PDK-LDK.\"

Nërkaq në anën tjetër poashtu sipas Tolajt jemi dëshmitarë të faktit që të njejtit zyrtar të këtij subjekti politik gjatë të ashtuquajturit riformatizim të qeverisë  ,kanë lobuar te Kryeministri Thaqi duke mos zgjedhur mjete vetëm që të arrijnë qëllimin e tyre,që  të përfshihen në kuadër të kabinetit të tij qeverisës.

\"Pra në njëren anë e kullosin qeverinë, ndërsa në anën tjetër me lejen e PDK-së dalin dhe e kritikojnë qeverinë. Thënë shkurt deklarimet dhe veprimet politike të udhëheqjes së LDK-së nuk kanë të bëjnë asgjë me filozofinë politike të ndërtimit të shtetit,sepse tentativa për mashtrim dhe manipulim të elektoratit të vet por edhe të qytetarëve në përgjithësi nuk kanë qenë asnjëher dhe nuk do të jenë parime të filozofisë politike Rugoviane\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)