28 Mars 2024

LDD: Aktivitet i vogël i institucioneve pas GJND-së

Prishtinë, 6 gusht - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanisë, Lulzim Zeneli ka vlerësuar se institucionet e  Kosovës pas shpalljes se vendimit keshilldhenes te GJND-se nuk janë duke u angazhuar sa duhet.

Nënkryetari Zeneli ka thënë se “edhe pse mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte akt i cili fuqizoi pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, fatkeqësisht sjellja e Institucioneve te vendit duke vazhduar ritmin e praktikave e vjetër dhe kontra produktive, janë tregues qe institucionet e Kosovës nuk e kane kuptuar dhe nuk po e shfrytëzojnë këtë moment të shumë pritur për vendosjen e rendit kushtetues dhe ligjorë në tërë territorin e Republikës së Kosovës”.

LDD sipas tij vlerëson se nuk mund te bëhet fjalë për konsolidim të shtetit të Kosovës, deri sa Institucionet e Kosovës kanë mungese të politikave shtetërore dhe deri sa mungon funksionimi i shtetit kushtetues.

"Për LDD-në është brengosëse që mungesa e gatishmërisë institucionale për të shtrirë pushtetit kushtetues në pjesën veriore të Kosovës dhe për të garantuar sovranitetin e vendit në njërën anë dhe në anën tjetër", ka theksuar ai. 

Po ashtu mungesa e vullnetit real, për tu përballur me krimin e organizuar dhe korrupsioni janë indikator që tregojnë se koalicion qeverisës vendin po e futë në rreth vicioz, duke u shmangur problemeve substanciale që përcaktojnë perspektiven e vendit.

LDD vlerëson se vazhdimi i kësaj politike jo shtetërore dhe deri sa udhëheqja e vendi vazhdon të ketë probleme të mëdha me organet e gjyqësisë dhe hetuesisë, kur dihet se nga Kryetari i Kosovës dhe  vertikalja e udhëheqjes shtetërore ose janë në gjykatë ose janë në procedurë të hetimit jep të kuptojmë se konsolidimi i shtetit të Kosovës,  funksionimi i  shtetit kushtetues janë peng e këtij pushteti dhe se rruga e Kosovës drejt proceseve integruese do të jetë edhe me të gjatë dhe me e vështirë.

Prandaj LDD konsideron se: është momenti i fundit që të dy partitë në pushtet PDK dhe LDK të heqin dorë nga kjo politike sterile dhe jo shtetërore dhe të hapin rrugë për funksionimin e shtetit kushtetues dhe ligjor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)