24 Prill 2024

LB: Marrëveshja për veriun, kthim në vitin 1999

Prishtinë, 4 gusht - Lëvizja për Bashkim (LB), përmes një komunikatë për shtyp vlerëson se draft marrëveshja e re ndërmjet KFOR-it dhe pakicës serbe, Kosovën e kthen (jo para 25 korrikut të këtij viti), por në vitin 1999.

“Kjo marrëveshje, përkundër betimeve e përbetimeve të Qeverisë dhe të opozitës në Kosovë, për sa i përket pikave kufitare në veri, Kosovën e kthen (jo para 25 korrikut të këtij viti), por në vitin 1999, atëherë kur ndërkombëtarët negocionin dhe bënin marrëveshje me Serbinë për territorin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Lëvizja për Bashkim edhe njëherë deklaron se të gjitha këto që po ndodhin sot e 12 vjet më parë janë pasoja të politikës së gabuar (si të pozitës, ashtu edhe të opozitës) në raport me veriun e Kosovës, veriun e Mitrovicës, Preshevën, Bujanocin, Medvegjën dhe në raport me tërë çështjen kombëtare shqiptare.

Lëvizja për Bashkim thërret të gjitha forcat politike shqiptare që në këtë situatë të reflektojnë dhe ta ndryshojnë kursin politik ndaj çështjes shqiptare në përgjithësi dhe ndaj veriut të Kosovës, veriut të Mitrovicës dhe Kosovës Lindore në veçanti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)