01 Gusht 2021

Lansohen publikime të reja ligjore me ndihmën e BE

Prishtinë, 29 mars - Sistemi arsimor ligjor i Kosovës është pasuruar edhe me një numër publikimesh të reja, Serinë e Publikimeve Ligjore, që ka për synim mbulimin e zbrazëtirës së burimeve të munguara në këtë fushë.

Qendra Juridike e Kosovës (QJK) të martën ka prezantuar publikime siç janë:  një botim për ligjin e zbatueshëm në Kosovë i quajtur “Lex Legis”; një buletin me aktgjykime të Gjykatës Supreme dhe Gjykatave të Qarkut, dhe një broshurë juridike të quajtur “Themis”.  Këta tituj gjatë vitit 2011 do të plotësohen me publikime shtesë.

Kjo iniciativë është përkrahur nga BE-ja përmes projektit të binjakëzimit “Reforma në Arsimin Juridik”, i cili menaxhohet nga Zyra ndërlidhëse e KE-së.

Seria e Publikimeve Ligjore do të ofrojë profesionistët ligjore në punët e tyre të përditshme si dhe do të kontribuojë në ndërtimin e praktikës ligjore të Kosovës.

Projekti i financuar nga BE-ja synon përforcimin e sundimit të ligjit në Kosovë përmes zhvillimit të një sistemi të qëndrueshëm arsimor. Institucionet pritet që deri në fund të këtij projekti të kenë kompetenca më të mëdha në ofrimin arsimit dhe trajnimit ligjor në harmoni me standardet Evropiane.

\"Lex Legis\" është një përmbledhje e ligjeve më të rëndësishme të aplikueshme në një temë të caktuar. 

Tema e parë e “Lex Legis” ka të bëj me legjislacionin për mjedis. Deri në fund të vitit 2011 do të jenë në dispozicion publikimet për temat siç janë: ligji për drejtën autoriale dhe marka tregtare, ligji i punës, kodi penal, ligji për pronën, ligji për ekonomi dhe legjislacioni për kadastër.

Buletini i Gjykatës Supreme paraqet një koleksion të të gjitha aktgjykimeve të gjykatës për rastet penale, civile, ekonomike dhe administrative dhe ka për synim sigurimin e bazës për interpretim të sinkronizuar të ligjit.

Broshura \"Themis\" është një publikim informues për fusha specifike të ligjit.  Shkurorëzimi do të jetë tema e parë që mbulohet nga broshura. Broshura “Themis” në të ardhmen do të përqendrohet në të drejtën komerciale, tregun e brendshëm evropian, organizatat ndërkombëtare dhe legjislacionin për telekomunikacion.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)