16 Prill 2024

Kuvendit do të debatoi lidhur me garancionin bankar te Kosmocel

Prishtinë, 19 tetor  - Në mbledhjen e ardhshme të 28 nëntorit do të shqyrtohen  pesë projektligje si dhe Korniza Afatmesme e Shpenzimeve të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2013.

 

Deputetët do të bëjnë debat parlamentar lidhur me garancionin bankar të operatorit mobil “Kosmocel”. Anëtarët e Kryesisë janë njoftuar për qëndrimin e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Raportin vjetor të BQK-së, si dhe kanë vendosur që ky raport të nxirret për shqyrtim në Kuvend në mbledhjen e ardhshme.

Kryesia e  Kuvendit të Republikës së Kosovës ka vendosur që mbledhja plenare e Kuvendit të mbahet më 28 tetor, si dhe ka përcaktuar rendin e ditës për këtë seancë.

Pas kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pas  shterimit të pikës së rëndomtë të rendit të ditës së mbledhjeve të rregullta të Kuvendit - pyetjet parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, në këtë mbledhje për herë të parë do të shqyrtohen: Projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia ndaj palëve të treta, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-40 për Vetëqeverisjen Lokale, Projektligji për Gjendjen Civile, si dhe Projektligji për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës. Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohet  Projektligji për aspektet civile të rrëmbimit ndërkombëtar të fëmijës.

Në të njëjtën mbledhje plenare do të  shqyrtohet Korniza Afatmesme e Shpenzimeve të Republikës së Kosovës për periudhën 2011-2013.

Kuvendarët e Kosovës në këtë seancë do të kenë debat parlamentar (sipas kërkesës së deputetit Driton Tali) lidhur me garancionin bankar të operatorit mobil “Kosmoc”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)