25 Prill 2024

Kuvendi voton Behxhet Pacollin për President të Kosovës

Prishtinë, 22 shkurt - Me 62 vota për, 4 kundër dhe një votë të pavlefshme, Kuvendi i Kosovës votoi  Behxhet Pacollin, kryetarin e deritashëm të Aleancës Kosova e Re, për postin e presidentit të Kosovës.

Në raundin e parë dhe të dytë, zoti Pacolli fitoi 54, përkatësisht 58 vota, por pas një pauze rreth 45 minutëshe, të cilën e kërkoi Partia Demokratike e Kosovës, 67 deputetët e Kuvendit u kthyen në sallë dhe dhanë miratimin e tyre për kandidaturën e zotit Pacolli.

Kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për shtyrje të seancës pas raundit të dytë, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, e cilësoi si antikushtetuese dhe presion mbi deputetët.

Në fund të votimit, zgjedhjen e Pacollit si president, Krasniqi e komentoi me shprehjen “pauza ishte e suksesshme”.

Procedurën e votimit e braktisën deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ata të Vetëvendosjes dhe homologët e tyre nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët e kundërshtuan zgjedhjen e zotit Pacolli si president.

Pacolli postin e presidentit e fitoi në bazë të një marrëveshjeje të arritur me partinë fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 12 dhjetorit, Partinë Demokratike të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)