31 Korrik 2021

Kuvendi shqyrton sot Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Automjete

Prishtinë, 17 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare në të cilën pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete.

Kuvendi po ashtu do të bëjë edhe edhe shqyrtimin e propozimit të Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Në ketë seancë gjithashtu deputetët do të shqyrtojnë propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, si dhe pritet të zgjedhin Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe kryesuesin e Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Në agjendën e kësaj seance do të jenë edhe dy pika të papërfunduara në seancën e kaluar; votimi i propozim vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare dhe votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.

Këtyre pikave, si rëndom, do t’u paraprijnë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet e deputetëve në adresë të qeverisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)