26 Prill 2024

Kuvendi shqyrton sot Projektligjin e Kodit te Procedurës Penale

Prishtinë, 26 prill - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancën plenare të radhës në të cilën do të  të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pikë e radhës e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.

Më pas pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

Deputetët gjatë kësaj seance po ashtu mbajnë edhe debatin parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së shtatë deputetëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)