29 Mars 2024

Kuvendi pritet të debatoi për skemën e ndihmës sociale

Prishtinë, 21 shtator - Kryesia e  Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka plotësuar rendin e ditës për  mbledhjen plenare të Kuvendit, e cila do të mbahet më 23 shtator.

Pos pikave të rendit të ditës, të miratuara në mbledhjen e Kryesisë, më 14 shtator dhe procedimit të pikave të përhershme të mbledhjeve të rregullta plenare: deklarime jashtë rendit të ditës dhe përgjigjet e Kabinetit qeveritar në pyetjet parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës, në këtë seancë do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/15 për skemën e ndihmës sociale, projektligj ky i shqyrtuar më herët nga Kuvendi dhe i tërhequr nga Qeveria para shqyrtimit të dytë,  kurse për herë të dytë do të shqyrtohet  Projektligji për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Do të shqyrtohet, ndërkaq edhe Propozim-Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës.

Duke e shqyrtuar propozimin e Komisionit për përzgjedhjen e Anëtarëve të Bordit Drejtues të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Kryesia, konform  Ligjit nr. 03/L-084 për ndryshimin e Rregullores së UNMIK-ut nr. 2005/20, për pensionet në Kosovë, ka vendosur të kërkojë opinionin e Qeverisë së Kosovës për këtë çështje para se anëtarët e Bordit të zgjidhen në Kuvend.

Mocionin e deputetit Riza Smaka për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së Kuvendit, i propozon gjashtë amendamente, Kryesia ia ka deleguar  Komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit, që ta shqyrtojë çështjen për procedim të mëtejshëm në Kuvend.

Kryesia, ndërkaq, ka vendosur që Projektligjin për Radiotelevizionin e Kosovës, të hartuar nga Komisioni për Administratë, Publike, Pushtet Lokal dhe Media, t’ua delegojë për shqyrtim: Ministrisë për Ekonomi dhe Financa, për verifikimin e Deklaratës për ndikim buxhetor, si dhe Ministrisë për Integrime Evropiane, për hartimin e Deklaratës për përafrim me legjislacionin e BE-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)