20 Prill 2024

Kuvendi nesër mban mbledhje të jashtëzakonshme

Prishtinë, 30 maj - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka përcaktuar rendin e ditës për dy seancat plenare e Kuvendit.

Nesër, do të mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit, për rastin e ri-gjykimit të pjesshëm të Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Kërkesa është shtruar nga  deputetit Ahmet Isufi, e mbështetur nga grupi i deputetëve nënshkrues (mbi 40 sish).

Në seancën tjetër, të 3 qershorit, pasi të shterohen pikat e zakonshme të rendit të ditës të seancave të rregullta: çështje jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë pesë projektligje: Projektligjin për ndryshimin e Ligjit nr. 03/l-047 për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 02/L-8, për verërat, Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia ndaj palëve të treta, Projektligjin për akcizën në produktet e duhanit, si dhe Projektligjin për përdorim civil të eksplozivëve.

Në të njëjtën seancë do të shqyrtohet Raporti Propozimi Grupit Parlamentar i Koalicionit për Kosovë të Re, për emërimin  e deputetes Suzana Novoberdali, në vend të deputetit Ibrahim Makolli, në Komisionin Parlamentar për ndryshime Kushtetuese, si dhe Rekomandimi i Organit Përzgjedhës lidhur me emërimin e anëtarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik.

Anëtarët e Kryesisë janë njoftuar për sfidat e Raportit të Progresit 2010 të Komisionit Evropian, që ndërlidhën me punën e Kryesisë dhe të Administratës së Kuvendit të Kosovës. Janë njoftuar edhe për vizitën e delegacionit parlamentar në Itali, si dhe për idenë e krijimit të Grupit të Miqësisë Kosovë-Itali dhe të grupeve për komunikim me Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe me Këshillin e Evropës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)