29 Mars 2024

Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme

Prishtinë, 7 prill - Kuvendi i Kosovës, do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme në orën 18:00 në të cilën pritet të zgjidhet presidenti i vendit.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pas mbledhjes së Grupit parlamentar të PDK-së.

Megjithëse, Kryesia e Kuvendit ende nuk është mbledhur, ai bëri të ditur se seanca e jashtëzakonshme do të mbahet në orën 18:00.

Edhe Adem Grabovci, shef i Grupit parlamentar të PDK-së bëri të ditur se janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe është proceduar kërkesa në Kuvend për seancë të jashtëzakonshme.

Ai bëri të ditur se do të ketë se në kuvend do të ketë edhe rival për president.

Duke komentuar mungesën e Krasniqit dhe Limajt në mbledhjen e Grupit parlamentar tha se ndoshta prezenca e tyre nuk ka qenë e nevojshme pasi mbledhja ishte vetëm për të siguruar nënshkrimet, dhe kjo sipas tij është arritur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)