23 Prill 2024

Kuvendi mban sot seancën e fundit për këtë sesion

Prishtinë, 12 gusht - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon sot seancën plenare më pikat e seancës së kaluar si dhe menjëhere mban seancën e rregullt të radhës.
 
Kuvendi do të procedojë me tri pikat e mbetura nga seanca e mbajtur më 6 gusht për të vazhduar më pas me seancën e re.

Kështu, pas ezaurimit të dy pikave të zakonshme, deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi pritet të shqyrtojë Projektligjin nr. 08/L-024 për ratifikimin e Amendamentit nr.1 të Marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar, si dhe të zgjedh Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

Seanca do të vijojë me shqyrtimin e raporteve vjetore (për vitin 2020) të pesë institucioneve të pavarura: Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, si dhe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2020.  

Kjo seancë, e cila pritet të jetë e fundit për këtë sesion, do të përmbyllet me shqyrtimin e propozimit të Grupit Parlamentar të Listës serbe për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)