28 Mars 2024

Kuvendi i të Rinjve shënoi sot Ditën Botërore të Rinisë

Prishtinë, 12 gusht - Kuvendi i të Rinjve të Kosovës ka mbajtur sot seancë solemne për nder të Ditës Botërore të Rinisë. Me këtë rast kryetari i Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, Avdullah Hasani tha se kjo ditë do të shënohet me një varg aktivitetesh, meqë rinisë së vendit duhet t’i kushtohet një vëmendje e posaçme me qëllim që ata të marrin pjesë në të gjitha vendimet që janë me rëndësi dhe t’u japim edhe atyre shansin që të vendosin për të ardhmen e tyre.

Hasani tha se në vendin tonë ka shumë probleme që lidhen me rininë duke numëruar disa sosh. “Droga është një fenomen  që po shtohet në shoqërinë tonë dhe kësaj çështje duhet t’i kushtohet vëmendje e posaçme. Problem kryesor në Kosovë është edhe emigracioni, i cili vjen si pasojë  e papunësisë dhe gjendjes ekonomike”, tha Hasani.

Me këtë rast ai tha se aktivitete të tilla do të bëhen tradicionale në agjenden e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës. “Kemi menduar që organeve kompetente t’ua tërheqim vëmendjen në një mënyrë dhe t’i tregojmë se edhe ne ekzistojmë”.

Deputetët e rinj gjatë diskutimit të tyre ngritën shqetësime të ndryshme në këtë seancë, ndërsa ata i ka përshëndetur në emër rë Qeverisë së Kosovës edhe zëvendëskryeministri, Ramë Manaj.

“Pjesëmarrja e energjisë dhe pasionit të të rinjve në vendimmarrje, me synimin për të ndërtuar vlerat themeltare të një shoqërie, si dhe për t’i kultivuar ato, është synim i vendeve demokratike”, tha Manaj.

Duke iu drejtuar deputetëve të rinj ai theksoi se jeta parlamentare përgjithësisht ju ka krijuar një rast të shkëlqyer për të qenë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të jetës demokratike dhe vënies së themeleve të fuqishme në procesin e shtetndërtimit, të cilin ne po e zhvillojmë me përkushtim.

Ndërkaq, në vijim ai tha: “Prania juaj në këtë forum kaq të rëndësishëm do të ndikojë që zëri juaj të jetë një zë aktiv në shoqëri, i cili përveç se do të ndikojë që të përfillen interesat e gjeneratës suaj, do t’i japë gradualisht një shtytje të veçantë zgjerimit të kufijve të demokracisë parlamentare në vend.\"

\"Prania juaj këtu, tregon se sa larg kemi shkuar në thellimin e këtyre proceseve dhe në ndërtimin e jetës plurale demokratike për dy dhjetëvjetësha, nga instalimi i jetës paralele më 1989 dhe themelimi i Parlamenti të Republikës së Kosovës e deri te pavarësimi i vendit dy vite e gjysmë më parë”,  tha zëvendëskryeministri, Ramë Manaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)