16 Prill 2024

Kuvendi i Kosovës sot diskuton për bisedimet me Serbinë

Prishtinë, 7 mars - Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme sot do të mbaj debat parlamentar, sipas kërkesës Qeverisë lidhur me dialogun në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Pritet që nga kjo seancë të dalë një rezolutë. Ndërkohë, Brukseli zyrtar ka konfirmuar se më 8 mars do të takohen shefat e grupeve të ekipeve negociatore të Prishtinës dhe Beogradit, hap ky që duket se shënon fillimin e dialogut.

Nuk dihet se sa do të ketë unitet për këtë dokument, meqë lëvizja "Vetëvendosje", si forca e tretë në Kuvend, tashmë ka bërë të qartë se është kundër negociatave dhe se do të përpiqet që këtë qëndrim ta fusë në rezolutë.

Në ditët e fundit, në Kosovë ka qëndruar dy herë Robert Cooper, zyrtar i lartë i kabinetit të shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Vizitën e tij në Prishtinë dhe në Beograd, zyrtarët e Brukselit e kanë konsideruar si pjesë të konsultimeve të fundit para se palët të nisin vetë dialogun.

Më herët, raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko theksoi se temat e bisedimeve varen nga çështjet që janë prioritet për të dy palët.

"Për ne janë shumë me rëndësi lajmet pozitive edhe nga Serbia, edhe nga Kosova, edhe nga Ballkani, dhe për këtë ky fillim i dialogut është shumë i rëndësishëm", deklaroi Kacin.

Dialogu, për të cilin Prishtina insiston se do të jetë teknik, sipas lëvizjes "Vetëvendosje", do të jetë politik dhe si të tillë, ata kanë bërë të ditur se do ta kundërshtojnë edhe përmes demonstratave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)