31 Korrik 2021

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për bisedimet me Serbinë

Prishtinë, 10 mars - Mblidhet sërish sot Kuvendi i Kosovës, për të miratuar një rezolutë në lidhje me bisedimet me Serbinë.

Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi ka shprehuar bindjen se dialogu nuk do të cënohet nga kjo rezolutë.

Në prag të seancës së sotme ku është paralajmëruar miratimi i një resolute për dialogun me Beogradin, shefat e grupeve parlamentare u takuan të mërkurën për harmonizimin e qëndrimeve, në përpjekje që Kuvendi i Kosovës t`i harmonizojë qëndrimet karshi këtij dialogu.

Krasniqi shtoi më herët se bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të krijojnë një kualitet më të mirë të jetës së qytetarëve të të dy vendeve”. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përshëndeti fillimin e dialogut me Serbinë dhe kërkoi që ky proces të mbështetet edhe nga opozita dhe shoqëria civile.

Në axhendën e sotme të Kuvendit është pikërisht miratimi i një rezolute për bisedimet, pasi pozita dhe opozita të mërkurën nuk arritën t`i harmonizojnë qëndrimet rreth tekstit të draft-rezolutës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Korrik 2021

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe Komunën e Prishtinës organizon për herë të parë Panairin e Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Federat e Futbollit të Kosovës organizon workshop-in rreth sistemit VAR. (Kampi Edukativ Nacional në Hajvali, ora 17:00)