03 Gusht 2021

Kuvendi i Kosovës do t’i ketë 13 komisione parlamentare

Prishtinë, 4 mars - Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, është shqyrtuar dhe miratuar propozimi për formimin e komisioneve parlamentare.

Megjithëse në dy mbledhjet e fundit Kryesia ishte përcaktuar që Kuvendi i Legjislaturës IV t’i ketë 12 komisione (duke i fuzionuar disa nga komisionet e legjislaturës së kaluar), në mbledhjen sotme është tumirë propozimi që Komisioni për të Drejtat e Njeriut, barazi gjinore dhe peticione të mbetet komision i veçantë i Kuvendit, ndaj numri i komisioneve  do të jetë 13.

Katër komisione do të jenë  të përhershme: Komisioni për Buxhet dhe Financa, Komisioni për të Drejtat, Interesat e   Komuniteteve dhe për Kthim, Komisioni për Legjislacion, (me Nënkomisionin  për Mandate, Imunitete dhe Rregulloren e Kuvendit) dhe Komisioni për Integrime Evropiane.

Komisione funksionale, ndërkaq do të jenë nëntë: Komisioni për Punë të Jashtme, Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje  Lokale dhe Media, Komisioni për  Zhvillim  Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie  Sociale, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e  Planifikim Hapësinor,  Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe  Mbikëqyrjen e  Forcës së Sigurisë së  Kosovës, Komisioni  për Mbikëqyrjen e Agjensionit   Kosovar për Inteligjencë, Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, si dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Sipas propozimit të Kryesisë, për të cilin duhet të deklarohet seanca plenare e 10 marsit, deputetët e PDK-së do të kryesojnë katër komisione parlamentare, ata të LDK-së tri komisione, dy komisione do t’i drejtojë Lëvizja VETËVENDOSJE,  kurse nga një komision do ta kryesojnë grupet e tjera parlamentare. Me të njëjtën formulë janë ndarë edhe nënkryetarët e pare dhe atë te dyte të komisioneve. Sipas Kushtetutës se Kosovës njeri nga nënkryetaret e komisioneve duhet te jete nga radha e komuniteteve pakicë.   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2021

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën mbahet debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë tek fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” me të ftuar Kryeshefin ekzekutiv dhe Kryesuesin e Bordit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- ATRC në bashkepunim me CSGD organizojnë tryezën e diksutimit në të cilën do të shpalosen rezultatet e raportit të “Hate O Meter” i cili është hulumtim mbi Gjuhën e Urrejtjes në Mediat Kosovare . (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës për media. (Sheshi Shatërvan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)