01 Gusht 2021

Kuvendi i Kosovës 1 minutë heshtje për amerikanët e vrarë

Prishtinë, 3 mars - Kuvendi i Kosovës ka mbajtur 1 minutë heshtje në nderim të dy ushtarëve amerikan qe u vranë dje në Frankfurt nga një 21-vjeçar me origjinë kosovare.

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i ka shprehur ngushëllime popullit amerikan dhe presidentit Barack Obama për dy ushtarët e vrarë në Frankfurt të Gjermanisë.

Arif Uka 21 vjeç me oringjinë nga Kosova, vrau dje dy ushtarë amerikanë në Aeroportin e Frankfurtit dhe plagosi rëndë dy të tjerë, ndërsa autobusi i tyre priste që t`i transportojë nga aeroporti i Frankfurtit në bazën ajrore Ramstein.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)