31 Korrik 2021

Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

Prishtinë, 21 korrik - Nga sot deri me 23 korrik në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet aktiviteti “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”.

Gjatë tri ditëve, nga 10:00 – 16:30, Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.

Gjatë qëndrimit në Kuvend, vizitorët duhet t’u përmbahen masave anti-Covid, përkatësisht duhet të jenë të pajisur me maska. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)