25 Prill 2024

Kuvendi do të mblidhet në seanca plenare më 1 dhe 8 korrik

Prishtinë, 29 qershor - Kryesia e  Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin  pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka  përcaktuar rendin e ditës së seancës së radhës të Kuvendit të Kosovës.

Para kësaj seance, Kuvendi do të mblidhet në seanca plenare më 1 dhe 8 korrik. Kryesia vendosi që në rendin e ditës së seancës së 1 korrikut të radhiten për shqyrtim të dytë edhe dy projektligje: Projektligji për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe ai për Klasifikimin e informatave dhe verifikimin e sigurisë. Ndërkaq, nga rendi i ditës së kësaj seance u hoq Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2010, i cili u bart në rëndin e ditës së seancës së 8 korrikut.

Pjesa e parë e seancës së radhës si rëndom është  e rezervuar për pikat e zakonshme të rendit të ditës së seancave të rregullta parlamentare: deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare për punën e Qeverisë së Kosovës.

Në vijim të seancës do të vazhdojë shqyrtimi i Raportit vjetor  të Avokatit të Popullit për vitin 2009, Raportit vjetor të Institutit Gjyqësorë të Kosovës për vitin 2009, Rekomandimit të Komisionit për Mbikëqyrje Financiare lidhur me pasqyrat e audituara të Trustit të Kursimeve  Pensionale për vitin 2009, Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit për vitin 2009, si dhe Rekomandimit të Komisionit për Programin Kombëtar të Shkencës.

Në kuadër të shqyrtimit të mocioneve, rekomandimeve dhe kërkesave u tha se në Kuvendin e Kosovës është parashtruar nga ana e Qeverisë së Kosovës Strategjia e  Sigurisë së Republikës së Kosovës, si dhe Strategjia e Privatizimit të Postës dhe Telekomunikacionit të Republikës së Kosovës.

Lidhur me  këtë Kryesia vendosi që të dy strategjitë të shqyrtohen nga ana e komisioneve përkatëse për t’ u proceduar pastaj për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend. Po kështu do të veprohet edhe me Raportin vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2009. Në rendin e ditës së seancës do të radhitet edhe mocioni i Grupit Parlamentar të LDD-së, për debat parlamentar lidhur me privatizimin e Post-Telekomit të Kosovës, pasi ai të shqyrtohet në komisionin përkatës të Kuvendit.

Përkitazi me kërkesën e deputetit Emrush Xhemajli, mbështetur edhe nga disa deputetë të tjerë, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  nr. 02/L-2 për statusin e familjarëve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve,  pjesëtarëve të UÇK-së si dhe familjeve të viktimave civile të luftës, u tha se Qeveria e Kosovës e  ka në strategjinë e vet legjislative edhe këtë Ligj, ndaj kërkohet nga Qeveria të përshpejtojë punën në amendamentimin e këtij Ligji , në mënyrë që ai të procedohet për shqyrtim në Kuvend.

Kryesisë i kishte arritur edhe një njoftim i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me vizitën që ka realizuar një delegacion i këtij komisioni  në Republikën e Turqisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)