19 Prill 2024

Kuvendi do të debatoj për masakrën në burgun e Dubravës

Prishtinë, 10 maj - Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen  e drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën ishin të pranishëm edhe shefat e grupeve parlamentare, ka përcaktuar rendin e  ditës për  mbledhjet plenare të  12 dhe të 19 majit.

Në seancën e parë, pas pikave të përhershme të mbledhjeve rregullta: Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe Koha për pyetje parlamentare, do të shqyrtohen për herë të parë shtatë projektligje: Projektligji për bashkëpunim ndërkomunal dhe partneritete, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2002/5 për themelimin e  regjistrit të të drejtave të pronës së paluajtshme, Projektligji për Këshillin Ekonomik – Social, Projektligji për organizimin sindikal në Kosovë, Projektligji për mbrojtje nga zjarri, Projektligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, si dhe Projektligji për Kadastër.

Në seancën e 19 majit, ndërkaq, do të zhvillohet debat parlamentar për masakrën në Burgun e Dubravës. Kërkesa është shtruar nga deputeti Nait Hasani, me mbështetje nga një grup deputetësh.

Në të njëjtën seancë do të shqyrtohen edhe  Raporti i auditimit të pasqyrave financiare të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin e përfunduar më  31 dhjetor 2010, si dhe Propozim Rregullorja për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit të Popullit.

 Do të procedohet edhe me Raportin vjetor të Rregullatorit për Ujëra dhe Mbeturina, për vitin 2010, si dhe me Raportin e punës së Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, për vitin 2010, pika këto të mbetura nga seanca e gjashtë majit.

Po sot Kryesia është njoftuar me skadimin e mandatit të një anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, si dhe me ftesën e Komisionit Evropian për vizitën studimore në Bruksel për 24 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Anëtarët e Kryesisë kanë marrë dhe njoftimin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave publike lidhur me përzgjedhjen  e auditorit të jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të Auditorit të Përgjithshëm, për vitin 2010.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)