20 Prill 2024

Kurti zotohet të nis se shpejti projekti për Kompleksin Memorial “Adem Jashari

Prishtinë, 21 dhjetor -  Në mbledhjen e tretë të Komiteti ndër-ministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” u prezantua procesi për ndërhyrjet emergjente në këtë kompleks memorial, si dhe u miratua përbërja e Komisionit të Ekspertëve.

Në hapje të mbledhjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Republikës është duke e trajtuar me prioritet të lartë dhe kujdes të veçantë projektin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Duke veçuar veprimet konkrete të deritanishme, kryeministri tha se me ndihmën e inxhinierëve dhe profesorëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë kemi vlerësuar gjendjen e ndërtesave brenda kompleksit dhe javën që vjen po nisim ndërhyrjet e para emergjente.

"Kemi identifikuar ekspertët më të mirë dhe tani po themelojmë Komisionin e Ekspertëve. Kemi nisur vlerësimet e para për çështje pronësore brenda kompleksit dhe në fillim të vitit të ardhshëm në agjendën tonë dhe të këtij komiteti do të jetë master-plani për kompleksin memorial", tha kryeministri Kurti.

Hartimi i projektit dhe nisja e punimeve brenda Kompleksit janë detyrat ligjore të këtij Komiteti, por njëherit edhe detyrimi ynë moral ndaj familjes Jashari, tha ai.

Si Kryeministër i Republikës u zotua për të bërë më të mirën e mundshme, bashkë me qeverinë, që në afatin më optimal të nisin punimet për të jetësuar projektin e madh kombëtar, master-planin e Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Gjatë prezantimit të procesit të hartimit të planeve për ndërhyrjet emergjente, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani tha se tashmë kanë hartuar planin për ndërhyrjet emergjente i cili do të sigurojë mënjanimin e rrezikut të dëmtimit të mëtejmë por edhe do të ruajë integritetin e ndërtesave dhe vlerave të trashëgimisë kulturore që ato kanë.  

Në këtë mbledhje po ashtu iu urua mirëseardhje Fadil Nura, i cili si Kryetar i Komunës së Skenderajt i bashkohet përbërjes së Komitetit, ndërsa Bekim Jashari do të vazhdojë të jetë anëtar i Komitetit, nga tani e tutje si përfaqësues i familjes Jashari.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)