16 Prill 2024

Kurti u kërkon mërgatëve të regjistrohen për votime në zgjedhjet e 17 tetorit

Prishtinë, 11 gusht - Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka bërë sot thirrje mërgatës shqiptare që të regjistrohet për votim në zgjedhjet lokale.

Ai në një video-adresim e ka quajtur të një rëndësie të madhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e 17 tetorit, duke thënë se vota e mërgatës shumë herë është treguar vendimtare në përcaktimin e kursit politik e zhvillimor në Kosovë.

“Deri më datë 18 gusht është afati i regjistrimit për të votuar prej jashtë vendit. Nxitoni, regjistrohuni, dhe ndihmoni e inkurajoni të tjerët ta bëjnë një gjë të tillë."

"Andaj mos e lëni për ditën e radhës apo ditën e fundit, aplikoni sa më parë dhe hyni në rrjedhën teknologjike që do ju përcjellë me instruksione deri në ditën e votimit."

"Qyteti e lagjja, komuniteti e familja, kushtet më të mira për jetë dhe mundësitë tona për zhvillim janë të lidhura me nivelin lokal para së gjithash andaj t’ia njohim rëndësinë e vërtetë zgjedhjeve të 17 tetorit”, ka thënë Kurti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)