28 Mars 2024

Kurti takon koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara

Prishtinë, 30 maj - Në përfundim të mandatit të saj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përshëndetës, Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.

Në emër të Qeverisë, kryeministri Kurti e falënderoi znj.Richardson për përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm për të mbështetur institucionet e Republikës së Kosovës. “Faleminderit që jeni mike e vërtetë e popullit tonë”, tha kryeministri Kurti, teksa shprehu mirënjohje të veçantë për punën e saj dhe të UNKT-së dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.

Zonja Richardson theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe produktiv ndërmjet UNKT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Kryeministri Kurti i uroi znj. Richardson suksese në angazhimet e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)