26 Prill 2024

Kurti: Serbia do të nisë të mësohet me reciprocitet

Prishtinë, 1 tetor - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me marrëveshjen e arritur me Serbinë në Bruksel, Serbia do të nisë “të mësohet me reciprocitet”.

Sipas tij, me heqjen e barrikadave, nuk do të ketë më nevojë që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të qëndrojnë në Jarinjë dhe Bërnjak. Por, sipas tij, policia do të jetë “gjithnjë e gatshme për ndërhyrje në çfarëdo cenimi të njëjtë apo të ngjashëm në të ardhmen”.

“Natyrisht, policia jonë kufitare në vijim do të zbatojë reciprocitetin e targave. KFOR-i do të qëndrojë aty, rreth dy javë, që gjithçka të jetë e sigurt”, shkroi Kurti në Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)