25 Prill 2024

Kurti pranon vetëm një marrëveshje që ka në qendër njohjen reciproke

Berlin, 5 maj - Gjatë vizitës në Berlin, pas takimit me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në darkën e organizuar nga Kancelaria gjermane, në Pallatin Borsig.

Me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, darka filloi midis liderëve, Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe atyre ju bashkëngjitën edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Petar Petkoviq.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti ritheksoi qëndrimin për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, duke pasur në qendër njohjen reciproke.

Ndërsa, pas përfundimit të takimit, kryeministri Kurti deklaroi se qëndrimet e presidentit të fqinjit verior të Republikës së Kosovës janë të vjetra dhe se nuk ka distancim nga Millosheviqi dhe nga Putini.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)