25 Prill 2024

Kurti mori pjesë në Konferencën “Paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor”

Prishtinë, 11 qershor - ​Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në sesionin e parë të Konferencës së Lidershipit të Ballkanit, me temë “Paqja dhe siguria në Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Federata Universale për Paqe.

Kryeministri Kurti teksa ka përshëndetur dhe ka falënderuar organizatorët për organizimin e konferencës ka theksuar se Dita e Paqes në Kosovë përkon me Ditën e Çlirimit, preludin e paqes për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe me Lidhjen historike të Prizrenit.

Ai ka rikujtuar vlerat pajtuese dhe përpjekjet paqësore të shqiptarëve për liri e paqe të qëndrueshme, të cilat u sfiduan nga regjimi gjenocidal i Serbisë, e që dëmtoi të dy popujt dhe shkaktoi tragjedinë e katastrofën humanitare, të cilën, siç ka thënë kryeministri, duhet kurrë të mos e harrojmë, por të kërkojmë që të vendoset drejtësia e të bëhet kërkimfalja e pranimi në mënyrë që të arrihet pajtimi.  

 Kryeministri ka thënë që Kosova është shembull i mirë për të gjithë të tjerët, se demokracia cilësore dhe zhvillimi ekonomik shkojnë bashkë.

Gjersa ka përmendur të arriturat dhe zhvillimin ekonomik gjatë një vit qeverisje, ai ka theksuar se ato janë dëshmi se ata që besojnë se zhvillimi ekonomik e ka më shumë për qef autokracinë e kanë gabim.

Demokracia nënkupton të drejtat e njeriut, të drejtat civile dhe gjithashtu e ndihmon dhe ndihmohet prej zhvillimit ekonomik, ka potencuar ai.  

Kryeministri ka thënë se njerëzit tanë janë të etur dhe të dëshiruar për siguri dhe zhvillim të drejtë e gjithëpërfshirës. Por koha që po jetojmë dhe konteksti gjeopolitik e gjeoekonomik e gjeostrategjik rreth nesh dhe drejt nesh, sipas tij, duket se nuk janë aq mirë e premtues për një paqe të vërtetë, të drejtë dhe të qëndrueshme.

Mik i mirë i paqes është jo ai që qëndron indiferent ndaj atavizmave të ndryshëm, të shovinizmave luftënxitës dhe u bën  atyre lëshime të pajustifikueshme dhe kontraproduktive, por ai që angazhohet për parandalimin e konflikteve të reja dhe evitimin e regjenerimit  të konflikteve të vjetra, ka thënë kryeministri.

Në fund të fjalës, ai ka uruar për paqe kudo në botë dhe ka shprehur solidarizimin me kauzën e drejtë të të gjithë popujve që përballen me luftëra, ndarje, copëzime, poshtërime dhe robëri. Fitorja e tyre është fitore për njerëzimin, ka thënë kryeministri Kurti.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)