24 Prill 2024

Kurti kërkon që data për zgjedhjet lokale të caktohet sa më shpejt

Prishtinë, 2 qershor - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Presidenten Vjosa Osmani, më të cilën ka diskutuar për datën e zgjedhjeve lokale.

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se Kurti edhe si kryetar i këtij subjekti ka kërkuar që data për zgjedhjet të mbahet sa më parë.

“E pikërisht fitorja mbi 50% në këto zgjedhjet e fundit qendrore paralajmëron mandatet e fuqishme që do t’i marrim nëpër shumicën e komunave të Kosovës."

"Po shkojmë drejt fitores për shkak se ndryshimi që ka filluar do e marrë formën e tij të plotë, për shkak se zhvillimi i gjithmbarshëm që ka filluar po e kërkon zhvillimin e secilës pjesë."

"Në këtë kuptim, qëndrimi që kryetari ynë, Kurti, paraqiti në presidencë ishte që data për zgjedhjet lokale të caktohet sa më shpejt e ato të mbahen sa më parë”, thuhet në njoftim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)