28 Mars 2024

Kurti: Ish-Qeveria sipas tij nuk i bëri nder as popullit as shtetit

Prishtinë, 3 nëntor - Sot më 3 nëntor Lëvizja Vetëvendosje! mbajti konferencë për shtyp lidhur me zhvillimet e fundit në vend ku sipas liderit te kësaj lëvizjeje Albin Kurti Lëvizja Vetëvendosje! çdo ditë e më tepër po forcohet dhe organizohet dhe vetëm organizimi i fuqishëm e bën ndryshimin.

“Dje Kosova u bë edhe me ish-qeveri, sikurse ishte edhe me ish-president. Kjo nuk ndodhi për shkak të interesave nacionale, por për shkak të interesave të ngushta partiake. Mirëpo rënia e djeshme e qeverisë ishte veç formale, sepse rënia ka filluar që nga themelimi i saj. Ajo rënie ka filluar nga momenti kur kjo Qeveri na i ka kontrabanduar Flamurin e Kushtetutën, kur festonte në Prishtinë e neve na digjeshin pikat kufitare me Serbinë, kur pranoi planin 6 pikësh, protokollin me Serbinë, filloi zbatimin e ndarjes së Kosovës përmes decentralizimit etnik dhe filloi shpronëzimin e Kosovës me anë të privatizimit së pronës publike”, ka theksuar ai.

Kjo ish-Qeveri sipas tij nuk i bëri nder as popullit as shtetit, sepse ishte me sovranitet të cunguar dhe e korruptuar moralisht e financiarisht.

“Kjo ish-Qeveri e kishte humbur legjitimitetin, sepse ishte Qeveri e votuar nga shumica e pakicës dhe krejt çka ndodhi dje ishte se deputetët ja morën edhe të drejtën e ngushtë ligjore për të qeverisur, duke e ndihmuar kështu Thaçin, për t’ia ndalur këtu theqafjen e thellë në të cilën ishte nisur”, përfundoi Albin Kurti.


Florin Krasniqi, potencoi se flet për here të pare në cilësinë e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe tha se “dikur disa njerëz më kishin bindur të punoj kundër okupimit të Serbisë, sot jam i bindur se duhet të punoj kundër okupimit të vendit tone nga rrugaçët, dhe ata lokalë, nacionalë dhe ndërkombëtarë.”

Të parët sipas tij vjedhin lopën e qytetarit, të dytët vjedhin pasurinë publike, ndërsa të tretët sipas Krasniqit po e mbajnë Kosovën të varur në këtë situate që është.

“Kurrë nuk kam menduar se do të vij në kësi situate, mirëpo unë nuk do ti kursej kapacitetetet e mia, morale, intelektuale dhe materiale për ta çliruar atdheun tim nga këta kriminelë. Unë besoj në vitalitetin dhe zgjuarsinë e popullit, të cilin nuk e kanë mbajtur dot as perandoritë e mëdha, aq më pak këta rrugaçë”.

Flaka Dika tha se Lëvizja Vetëvendosje! është e gatshme jo vetëm për zgjedhje, por edhe për ndryshime rrënjësore të domosdoshme në Kosovë.

“Deri më tash i kemi krijuar 22 Këshilla të Qendrave nëpër komunat e Kosovës, të cilët janë duke punuar për çdo ditë në teren, në organizimin e pikave në nivel lagjesh dhe fshatrash”, tha ajo.

Falë këtij organizimi sipas znj. Dika janë anëtarësuar mbi 7270 anëtarë të rinj në Lëvizjen Vetëvendosje!

“Gjatë 2 javëve të fundit janë anëtarësuar mbi 1000 vullnetarë që po e ndihmojnë punën tonë, ndërkaq Qendra jonë në Universitetin  e Prishtinës ka anëtarësuar 830 anëtarë, nga të cilët 62% janë vajza”, përfundoi Flaka Dika.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)