19 Prill 2024

Kurti emëron Elizabeth Gowing, këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve

Prishtinë, 14 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar znj. Elizabeth Katherine Gowing, këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve.

Elizabeth Gowing ka studiuar në Magdalen College, Oxford, dhe ka përfunduar studimet master në Institutin e Arsimit, Universiteti i Londrës.

Ka punuar në politika arsimore dhe në arsimin fillor në Britani të Madhe.

Që nga viti 2006, kur është zhvendosur në Kosovë, znj. Gowing është angazhuar në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, me fokus te komunitetet joshumicë.

Është autore e pesë librave, nga të cilët katër janë për Kosovën dhe Ballkanin. Ka përkthyer edhe dy libra nga shqipja - biografinë e Adem Demaçit, dhe kujtimet e Hasan Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)