25 Prill 2024

Kurti diskuton me SHBA-në për dialogun, konfirmohet mbështetja amerikane

Prishtinë, 27 prill - Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka bërë të ditur se ka pasur diskutim të gjerë me kryeministrin Albin Kurti dhe diplomatin amerikan Matthew Palmer lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Ai përmes një postimi në Twitter ka shtuar se dialogu është thelbësor për integrimin euro-atlantik të Kosovës.

“Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka thënë ai.

Ky diskutim është bërë një ditë para se kryeministri Albin Kurti të niset për Bruksel për takime me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Gjithashtu do të takohet edhe me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Për dialogun Kosovë-Serbi mbrëmë kanë diskutuar edhe presidentja Vjosa Osmani me zyrtarin amerikan Philip Reeker.

Reeker ka thënë se palët duhet tregohen konstruktive në dialogun që duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.

Derisa edhe Departamenti i Shtetit Amerikan sot ka lëshuar një komunikatë për media, ku flitet për dialogun Kosovë-Serbi dhe përkrahjen amerikane në këtë proces që këmngulin se duhet të finalizohet me njohje reciproke.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të detyrueshme të normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë, e përqendruar në njohjen reciproke, që hedh bazat e një bashkëpunimi dhe prosperiteti të qëndrueshëm.''

''Ne mbështesim Dialogun e lehtësuar nga BE dhe inkurajojmë palët që të angazhohen përsëri në këtë proces me një ndjenjë urgjence për të adresuar çështje teknike dhe politike.''

''Ne do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar angazhimet e tyre në Uashington në mbështetje të qëllimit të normalizimit të plotë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)